Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi sot se ishin ende të nevojshme katër deri në gjashtë javë, përpara një lehtësimi të kufizimeve shëndetësore, në një kohë kur njëzet departamente kërcënohen nga rritja e epidemisë COVID-19.

“Ne duhet të durojmë edhe për disa javë të tjera, katër deri në gjashtë javë”, tha kreu i Shtetit pa sqarime të mëtejshme, gjatë një vizite në rajonin e Parisit.

Presidenca franceze sqaroi më pas se fjalët e tij i referoheshin progresit të vaksinimit të të moshuarve, që do të bëjë të mundur sqarimin e situatës, duke lehtësuar presionin në spitale, por pa paragjykuar kufizimet e mundshme shëndetësore.

Franca, e përballur me një ripërtëritje të vazhdueshme të epidemisë, po hyn në një javë kryesore në luftën kundër COVID-19.

Qeveria, e cila po përpiqet të shmangë një bllokim të tretë të përgjithësuar, po mbështetet veçanërisht në masa territoriale për të frenuar përhapjen e virusit.

LEXO EDHE:

Back to top button