Macron: Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë

Macron: Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Ukraina duhet të fitojë luftën kundër Rusisë, pasi ai vizitoi qytetin e Irpin jashtë kryeqytetit Kiev.

“Franca ka qenë përkrah Ukrainës që nga dita e parë. Ne qëndrojmë me ukrainasit pa paqartësi. Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë’, u shpreh ai.

Duke qëndruar pranë ndërtesave të shkatërruara, të djegura, ai dhe udhëheqësit e Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë dukeshin të rreptë ndërsa dëgjonin një zyrtar ukrainas që shpjegonte se çfarë kishte ndodhur atje, njofton BBC News.

Më pas Macron u tha gazetarëve se Irpin është një qytet heroik i shënuar nga stigma e barbarizmit.

Ndryshe, Ukraina thotë se Rusia kreu mizori në shkallë të gjerë në Irpin, derisa Rusia i mohon akuzat.

LEXO EDHE:

Back to top button