Mafia ”Ndrangheta”, qindra anëtarë të dyshuar përpara gjykatës italiane

Një proces gjigant gjyqësor kundër 350 anëtarëve të dyshuar të mafias ”Ndrangheta” filloi sot në Itali.

Gjykimi i anëtarëve të dyshuar dhe mbështetësve të tyre pritet të zgjasë deri në dy vjet.

Gjykimi pritet të jetë më i madhi që vendi ka parë në dekada, ndërsa qeveria përpiqet të godasë krimin e organizuar.

Akuzat përfshijnë shoqata mafioze, vrasje, armëmbajtje pa leje, trafik droge dhe zhvatje.

Rreth 900 dëshmitarë pritet të dëshmojnë, përfshirë ish-anëtarët që pritet të thyejnë kodin e heshtjes së mafias.

Pothuaj 90 të pandehur kanë zgjedhur një gjykim të shkurtuar, sipas raporteve të medias.

Në dhjetor të vitit 2019, rreth 2 500 agjentë karabinierë arrestuan më shumë se 300 anëtarë të dyshuar të mafias, në një nga sulmet më të mëdha kundër organizatës që nga vitet ’80.

LEXO EDHE:

Back to top button