Magat: Sukesin e bëri Mesi, e jo Guardiola

Feliks Magat, ish-trajner i njohur në Bundesligë, aktualisht drejtor sportiv i Admira Vaker në Austri, i cili dha një intervistë për “Sport Bild”, injoroi Pep Guardiolën dhe vlerësoi shumë Lionel Mesin.

Ishte Messi ai që fitoi tituj, jo Guardiola. Pa Mesin, ky sistem kurrë nuk do të kishte funksionuar me kaq sukses për Guardiolën. Përndryshe, ai do të kishte fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin ose Manchester City-n shumë kohë më parë. Ai fitoi vetëm falë Lionel Messit, i cili mund të ndryshojë një ndeshje nga hiçi”, – tha Magat.

Trajneri i mirënjohur gjerman shtoi se loja e ekipeve të Pep Guardiolës është “e mërzitshme”.

Kjo lloj loje funksionon vetëm nëse ke lojtarë teknikisht më të mirë se rivalët e tyre. Për spektatorin, të kesh topin dhe ta vërtitësh është thjesht e mërzitshme. Një ekip i nivelit të lartë nuk ka nevojë për atë,”- tha mes tjerash Magat.

Feliks Magat është tri herë kampion i Bundesligës si trajner (një herë me Volfsburgun dhe 2 herë me Bajernin).

LEXO EDHE:

Back to top button