Mainci emëron trajnerin e katërt në këtë sezon!

Bo Svenson është trajneri i ri i skuadrës së Maincit. Ish-mbrojtësi ka luajtur për klubin gjerman në sezonet 2007 dhe 2014, nën drejtimin e Jurgen Klop dhe Tomas Tushel. Nga viti 2019 deri në 3 janar 2021, trajneri 41-vjeçar ka drejtuar ekipin austriak të Liefering, në kategorinë e dytë, që aktualisht ndodhet në vendet e para në tabelën e renditjes.

Objektivi i danezit është të shpëtojë skaudrën nga rënia nga kategoaria, pasi aktualisht Mainci renditet në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara, ku në 14 javë kampionat ka arritur vetëm një fitore.

Svenson është trajneri i katërt që emërohet në krye të Maincit për këtë sezon, pas Akim Beierlorzerit, Jan-Moritcit Lihtes dhe Jan Sievertit.

LEXO EDHE:

Back to top button