Majami me përmbysje deri te 2-0 ndaj Bostonit

Basketbollistët e Majami Hit, shënuan fitore edhe në sfidën e dytë të finales në Konferencën e Lindjes, pasi që mundën Boston Selltikun me rezultat 106-101. Skuadra nga Florida anulojë disavantazhin dyshifror dhe fitoi çerekun e tretë me rezultat 37-17. Bostoni kishte mundësi që të barazojë shifrat në fund të takimit, por nuk e shfrytëzoi rastin dhe rezultati aktual, në fitore, është 2-0 në të mirë të Majamit.

Dragiq ishte më efikas te Majami me 25 pikë, ndërsa te Bostoni u dallua Kemba Uoker me 23 pikë. Sonte do të zhvillohet takimi i parë i finales në Konerencën e Perëndimit, në të cilën Los Anxhelos Lejkers do të sfidojë Denver Nagetsin.

LEXO EDHE:

Back to top button