Majk Tajson, rikthehet sërisht në ring

Majk Tajson ka konfirmuar se meçi i tij i radhës do të jetë ndaj Lenoks Luisit në muajit shtator. Fillimisht besohej se do të zhvillohej trilogjia me Holifieldin, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi pasi ky i fundit do të ndeshet me Kevin MekBrajd.
Në një intervistë të fundit me “TMZ”, Tajson u pyet se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës në botën e boksit dhe deklaroi se ka një plan për të luftuar me Lenoks Luis.
“Unë do të luftoj me Lenoks Luisin, në muajin shtator,” tha Tajson në Los Anxhelos.
Nëse lufta do të realizohet, do të ishte hera e parë në më shumë se 18 vjet që Lenoks Luis do të jetë përsëri në ring.