Majk Tajson, urgjencë mjekësore në një aeroplan

Majk Tajson pati një urgjencë mjekësore në një aeroplan dhe për këtë, përfaqësuesi i tij ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur.
Boksieri profesionist 57-vjeçar ishte në një fluturim të American Airlines nga Majami në Los Anxheles të dielën kur ndodhi urgjenca.
“Majk pati një lloj urgjence mjekësore në aeroplan kur edhe mjekët u futën. Para se të mbërrinin mjekët, fluturimi lëshoi një njoftim duke kërkuar një mjek, mesazhi doli edhe në ekranët e të gjithëve,” tha një dëshmitar okular.
Ndërkohë përfaqësuesi i boksierit shpjegon situatën në përgjithësi.
“Fatmirësisht Tajsoni po ia del shumë mirë. Ai kishte pak përzierje dhe ishte i trullosur për shkak të një shpërthimi të ulçerës 30 minuta para uljes. Ai është mirënjohës ndaj mjekëve që e ndihmuan”.