Majk Tajsoni: Sapo ta kap këtë djalosh, ai do të ikë si një hajdut

Majk Tajson, në një konferencë të përbashkët për shtyp në SHBA, foli për ndeshjen e planifikuar më 15 nëntor në Teksas, datë e zgjedhur pas shtyrjes së asaj të planifikuar për 20 korrik për shkak të një problemi shëndetësor të legjendës 58-vjeçare të boksit.

 

“Ai mund të ketë qenë në ring me njerëz që kishin të njëjtin synim, por realiteti është ndryshe. Sapo ta kap këtë djalosh gjithçka do të marrë fund, ai do të ikë si një hajdut”, tha mes tjerash Tajson.

 

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin AT&T në Arlington, me një kapacitet prej 80 mijë vendesh dhe do të konsiderohet ndeshje profesionale, në tetë raunde nga dy minuta secili. Kur u pyet se cili ishte motivimi i tij.

 

“Sepse unë mundem. Kush tjetër mund ta bëjë këtë përveç meje? Ne kemi një YouTuber që përballet luftëtarin më të madh që ka jetuar ndonjëherë,” tha në fund Tajsoni.

 

Paul, i cili ka një rekord 10-1 në karrierën e tij si boksier, tha se ai “respekton dhe e do Majk Tajsonin, por ne nuk do të jemi miq deri më 15 nëntor”.

LEXO EDHE:

Back to top button