Majk uron të birin për ditëlindjen e pestë: Të paça gjithmonë
Majk uron të birin për ditëlindjen e pestë: Të paça gjithmonë

Ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen djali i reperit të njohur, Majk, Roani.
Ky i fundit kremton ditëlindjen e pestë, ndërsa nuk ka munguar një dedikim special nga i ati.
Artisti shqiptar ka shpërndarë disa momente të lumtura të tyre në Instagram dhe po ashtu ka përzgjedhur fjalët e duhura për të birin.

“Urime ditëlindjen e pestë zemra e babit. Të paça gjithmonë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.