Majlinda: Isha e detyruar të tërhiqem, se sipas mjekëve mund të paralizohesha

Majlinda Kelmendi padyshim që cilësohet si një ndër sportistet që ka bërë krenar popullin jo vetëm të Kosovës, por edhe më gjerë. Sukseset e saj në arenën ndërkombëtare kanë bërë që shteti i Kosovës të dëgjohet në mbarë botën.

Fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, rrëfeu edhe arsyen e tërheqjes nga sporti i saj i dashur, xhudoja. Majlinda tregoi se asaj i ishte rekomanduar nga mjekët që ta bënte një gjë të tillë.

“Unë jam 31 vjeçe dhe sot për sot është goxha herët me ndërpre karrierën por kam qenë e detyruar. Doktorët me kanë thanë që nëse nuk e ndali sportin e xhudos kam me u paralizu. Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira. Fillova me pas atak paniku. U çojsha natën dhe thjeshtë se kam ditë çfarë po ndodh”, – tha ajo për ‘ABC News’.

Majlinda Kelmendi tani po e vazhdon karrierën e saj si trajnere ku po ushtron së bashku edhe xhudistët e rinj si: Laura Fazliu, Loriana Kuka e disa të tjerë. Kujtojmë që ‘Vajza e artë’ njoftoi pensionimin në vitin 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button