Majorka ka vendosur të shet yllin e dytë të skuadrës për një shifër rekord

Majorka është afër marrëveshjes më të madhe në historinë e klubit. Skuadra spanjolle është pajtuar me PSG-në për të shituar yllin e skuadrës, Lee-Kang In. PSZH është i gatshëm të paguajë afro 22 milionë euro për të marrë shërbimet e koreanojugorit.

Majorka është pajtuar me shumën e ofruar, ndërsa gjithçka pritet të përfundojë pasi lojtari të kthehet nga grumbullimi me përfaqësuesen.

Me gjashtë gola dhe gjashtë asistime në këtë edicion, aziatiku ishte lojtari i dytë më i mirë i sezonit pas Vedat Muriqit./Indeksonline

LEXO EDHE:

Back to top button