Mak Kanabis: Ky biznes do të kontrollohet nga Agjencia e Kanabisit

Nga Shoqata Mak Kanabis për Alsat thanë se me krijimin e Agjencisë së Kanabisit, veprimtaria shkon  një hap përpara, sepse biznesi do të ketë një organ rregullator. Por, thonë se ligji duhet të miratohet me një ritëm të përshpejtuar, në mënyrë që të rregullohen aktet nënligjore, që janë thelbësore në fushën e eksporteve të luleve të kanabisit. Ka ende shumë paqartësi në rregullat e lojës në këtë sektor. Agjencia Shtetërore e Barnave jo gjithmonë i plotëson nevojat e kompanive në këtë fushë, thotë Kostadin Dukovski nga shoqata Mak Kanabis.

https://www.youtube.com/watch?v=NYluW1FfelE

“Agjencia si rregullator, ndër të tjera, duhet të kujdeset për vendosjen dhe zgjidhjet sistematike, dhe ne apelojmë sa më shpejt të jetë e mundur të miratohen aktet nënligjore, kur ligji do të hyjë në fuqi, pasi të kalojë në Kuvend. Me aktet nënligjore, më lejoni të krahasoj nëse duam të eksportojmë ne, ndryshe nga vendet e BE-së, ata mund të eksportojnë pa ndonjë problem, dhe tani siç është ligji, ne duhet të dërgojmë kërkesë te MALMED, dhe MALMED të na japë pëlqimin. Por, kemi paqartësi në ligj dhe kjo është arsyeja pse MALMED në disa raste nuk është e gatshme të japë pëlqimin për eksportin e lules- deklaroi Kostadin Dukovski – Shoqata Mak Kanabis.

Sipas Qeverisë, Agjencia e Kanabisit do ta bëjë kontrollin, pastaj do t’i mbrojë investimet dhe interesin e shtetit, por do të duhet të ketë kujdes, që situata e kanabisit të mos dalë jashtë kontrollit.

“Aplikohet taksë e re prej 10 për qind shtesë e të ardhurave, nga sasi të caktuara, dhe ato para do të shkojnë në një fond të veçantë. Qëllimi është që qytetarët të shohin të mirë publike, si dhe do të mbështetet Fondi për Sëmundje të Rralla, Fondi për Media, për prodhimin e përmbajtjeve me interes publik, si dhe përmbajtjet e programeve nga sporti, kultura dhe sektori civil”- Dushko Arsovski -zëdhënës i Qeverisë.

Në Maqedoninë e Veriut në këtë biznes ka rreth 60 kompani, që merren me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Paga mesatare e punonjësve është rreth 700 euro. OJQ-të aktualisht janë të pakënaqura me shpejtësinë e procesit të dekriminalizimit të marihuanës dhe përdorimin e saj për qëllime rekreative.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button