Makina del nga rruga, dy të vdekur në Kukës
Makina del nga rruga, dy të vdekur në Kukës

Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga një 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, banues në Kukës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.