Makina më e fuqishme në botë (FOTO)

Një supermakinë që mund të arrijë deri në 500 km/h është prezantuar gjatë ditës së mërkurë në Britaninë e Madhe.

Mjeti i frymëzuar nga avionët luftarakë, quhet Hennessey Venom F5 dhe është projektuar në Silverston të Mbretërisë së Bashkuar. Përpara se të shkojë për prodhim në Teksas, nga kjo makinë do të ketë në rrugë vetëm 24 copë për disa kohë.

Makina mund të përdoret edhe në gara, por personat që do e blejnë këshillohen miqësisht të mbajnë kufje, pasi zhurma e motorit të saj është e llahtarshme. Gjithashtu, mësohet se ajo kushton 2.7 milionë dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button