Makinën plot me kanabis, 19-vjeçari shqiptar ishte nisur nga Austria drejt Gjermanisë

Makinën plot me kanabis, 19-vjeçari shqiptar ishte nisur nga Austria drejt Gjermanisë

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Austri.

Ai u kap me dy valixhe të mëdha plot me kanabis gjatë një kontrolli rutinë në  Innkreisautobahn (A8) pranë Wels javën e kaluar.

Policia sekuestroi në makinën e tij rreth 15 kilogram kanabis. Korrieri i dyshuar i drogës ishte rrugës për në Gjermani me ngarkesën e tij, shkruajnë mediet e huaja. 

Ai u arrestua dhe tani është transferuar në burgun Wels, njoftoi policia të martën. Hetimet për ngjarjen vijojnë. 

LEXO EDHE:

Back to top button