Maks Verstapen, bëhet piloti më i paguar në Formula 1?

Maks Verstapen së shpejti mund të bëhet piloti më i paguar në Formula 1. Mediat raportojnë së “Red Bull” thuhet se synon të mban holandezin në ekip për pjesën tjetër të karrierës së tij, andaj, ata i kanë ofruar një kontratë dy herë më të madhe.

Verstapeni ka rënë dakord të gjitha kushtet e zgjatjes së kontratës në selinë e “Red Bul”it në Milton Kejns, ndërsa mediat spekullojnë se ai do të fitojë 48 mln euro në vit. Kjo është në kundërshtim me paralajmërimet e mëparshme, se Vertaspen do të ketë rritje prej 5mln euro dhe do të 26 mln euro në vit.

“Gjithçka është rënë dakord. Maks do të qëndrojë me ne pafundësisht dhe paratë që ai i fiton, do të dyfishohen”, raportojnë mediat, duke cituar burime të “Red Bull”-it.

Sezoni i ri, në të cilin Verstapen do të mbrojë titullin, do të fillojë më 20 mars në Bahrein.

LEXO EDHE:

Back to top button