Maks Verstapen, fitues i garës së sprintit në Belgjikë

Maks Verstapen me makinën “Red Bull” është fituesi i garën sprint, të vlefshme për Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, zhvilluar në pistën “Spa”.

Ai arriti të përballojë me sukses sulmet e Oskar Piastri me MeLaren, që u klasifikua në vendin e dytë. Podiumi kompletohet me makinën tjetër MekLaren, atë të Lando Norris, që nuk arriti dot të duelojë për fitoren.

Një garë me pak emocione, me pilotët që ishin pranë njëri-tjetrit, por nuk bënë shumë përpjekje për të parakaluar. Në vendin e katërt u rendit makina Ferrari e Sharll Leklerit që përfundoi garën shumë pas tri të parëve. Një garë për t’u harruar për shumë pilotë “big”, që e nisën atë nga vendet e fundit dhe nuk arritën dot të hyjnë në “Top-10”.

Kështu, Rasell e Antonelli me “Mercedes”-i u renditën në vendet 12 e 17, ndërsa Hamilton e përfundoi garën në vendin e 15-të.

LEXO EDHE:

Back to top button