Maks Verstapen: Makina është e shpejtë dhe e balancuar

Sezoni i ri i Formula 1 do të startojë më 29 shkurt në Bahrein, vend në të cilin aktualisht kanë nisur edhe provat e para për këtë vit. Në ditën e parë të testimeve në vigjilje të sezonit të ri, “Red Bull”-i i Maks Verstapenit u konfirmua si makina më e shpejtë dhe si pretendente për titullin e radhës.

Holandezi I la “targën” rivalëve në prova duke rezultuar 1.1 sekonda më i shpejtë se Lando Norris me Meklarenin, teksa kohën e tretë më të mirë e realizoi Karlos Sainz me Ferrarin. Shumë larg pritshmërive u shfaqën Leklerk e Hamilton, edhe pse duhet theksuar se ishte vetëm dita e parë e provave. Pas këtyre testeve në Bahrein, Maks Verstapen u shfaq tejet i lumtur, ndërsa theksoi se i kishte munguar ndjesia e të garuarit në Formula 1.

“Është ndjesi shumë e bukur të rikthehemi sërish. Ishte një ditë e këndshme, provuam disa gjëra të reja me makinën dhe jam i lumtur në përgjithësi. U argëtova në pistë, makina është e shpejtë, e balancuar dhe u përgjigj mirë. Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për testime, por mbeta shumë i kënaqur”, theksoi tre herë kampioni i Botës në Formula 1.

LEXO EDHE:

Back to top button