Maks Verstapen: Ne e dimë se ku duhet të përmirësohemi

Maks Verstapen fitoi këtë vit titullin e katërt kampion bote për pilotë në Formula 1 me makinën “Red Bull”. Një titull i vështirë për pilotin holandez, që në gjysmën e dytë të sezonit arriti vetëm një fitore. Ndaj, trofeu erdhi falë rezultateve të arritura deri në korrik, kur “Red Bull” ishte e shpejtë.
Pjesa e dytë e sezonit u karakterizua nga një ekuilibër i madh, me MekLarenin, Ferrarin e Mercedesin që ishin protagonistë me disa fitore. Ndaj, Verstapen ka një mesazh të qartë për “Red Bull”-in, që duhet të ndryshojë ritmin, në të kundërt, 2025-a do të jetë një vit anonim për ta.
“Nëse vazhdojmë kështu, nuk do të jem kampion vitin e ardhshëm. Është shumë e thjeshtë. Në humbëm titullin për konstruktorë këtë vit, por vitin tjetër mund të humbasim edhe atë për pilotë”, tha Verstapeni, i cili synon të barazojë Mihael Shumaherit me pesë tituj radhazi.
“Ne duhet të bëjmë hapa përpara për të qenë konkurrues sezonin e ardhshëm. Besoj se skuadra mund të zgjidhë problemet që kemi pasur këtë vit. Disa gjëra që nuk mund t’i rregullonim këtë vit do të ndryshohen për vitin e ardhshëm. Ne e dimë se ku duhet të përmirësohemi”, u shpreh Verstapen.