Maks Verstapen triumfon edhe në Meksiko

Piloti i “Red Bull”-it, Maks Verstapen, është fitues i garës për Çmimin e Madh të Meksikos, duek lënë pas rivalin e madh, Luis Hamiltonin nga “Mercedes”-i në vendin e dytë.  Ndërkohë në vendin e tretë u ndal Serhio Perez në makinën “Red Bull”.

Me këtë fitore, piloti holandez, Verstapen e rriti epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme në 19 pikë përpara Hamiltonit, duke iu afruar titullit të kampionit në Formula 1, kur kanë mbetur edhe katër gara deri në fund të kampionat në Formula 1.

Gara e radhës është për Çmimin e Madh të Brazilit, e ndjekur nga garat në Arabinë Saudite dhe Abu Dabi.

LEXO EDHE:

Back to top button