Maks Verstapen, fitues i garës në Austri

Maks Vertapen është fitues i garës në Formula 1, e vlevshme për Çmimin e Madh të Steirmarkut në Austri. Piloti holandez në makinën “Red Bull” dominoi garën nga fillimi e deri në fund, duke mos lejuar që asnjëherë të rrezikohet nga Luis Hamilton në “Mercedesi”, që mbylli garën në vendin e dytë para kolegut të skuadrës, Valteri Botas.
Në vendin e katërt u ndal Serhio Peresit me makinën “Red Bull”, para Lando Norrisit dhe pilotëve të Ferrarit, Sainz dhe Leklerk.
Në renditjen e përgjithme të pilotëve, Verstapen është në vendin e parë me 156 pikë, para Hamiltonit me 138 dhe Serhio Perezit me 96 pikë. Gara e ardhshme do të zhvillohet më 4 korrik, sërisht në Austri.