Malcolm Simmons: EULEX ka bërë pak për hetimin e krimeve serbe

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës adresoi një varg akuzash ndaj punës ndër vite të EULEX-it në Kosovë. Ai tha se EULEX ka synuar të largojë nga jeta politike personat që iu referohej si “peshqit e mëdhenj”, derisa paraqiti raste, ku sipas tij qëllimi ishte vetëm dënimi dhe jo vendosja e drejtësisë. Krahas kësaj, Simmons tha se është bërë shumë pak në zbulimin dhe hetimin e krimeve të luftës në Kosovë edhe pse në vitin 2014 ka zbuluar dokumente, ku përfshihen informata për të dyshuarit serbë dhe të gjitha të dhënat personale të viktimave kosovare.
Kur jam bërë kryetari i gjykatësve të EULEX e kam pa se shumë pak po bëhet për të hulumtuar raste kundër të akuzuarave me prejardhje serbe, shumë prej tyre kanë ikur nga Kosova. Pse nuk është bërë që këta njerëz të dalin para gjykatës ndërkombëtare siç është Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pse BE nuk po përfshihet me Beogradin që edhe të akuzuarave me prejardhje serbe të vihen para drejtësisë. Kur jam bërë kryetar i këshillit më 2014 kam zbuluar shumë dokumente të ndryshme të krimeve të luftës që janë të prokurorëve serbe. Këto akuza të dyshuara të kryer të etnisë serbe gjatë konfliktit, këto dokumente kanë përfshirë informata për këta persona, por edhe të dhënat personale të viktimave kosovare që kanë qenë viktima të këtyre krimeve. Këto krime janë bërë në Kosovë kundër banorëve të Kosovës nga njerëz me prejardhje etnike serbe, të cilët shumë prej tyre nuk janë qytetarë të Kosovës. Kur kam diskutuar këtë çështje me EULEX ata kanë thënë që autoritetet serbe nuk i kanë resurset dhe vullnetit për t’i hulumtuar këto krime. Ata e kanë ditur që në realitet këto raste nuk duhet të hulumtohen fare, pavarësisht burimeve që janë në dispozicion – deklaroi Malkom Simons, Ish kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.