Man. Junajted gati në finale, kualifikohet Barcelona falë Dembele-s

Man. Junajted reagoi pas humbjes ndaj Arsenalit. Skuadra e Erik ten Hag fitoi 0-3 gjysmëfinalen e parë të EFL Cup ndaj Notingam Forestit në transfertë, sfidë që u vendos në pjesën e parë. Markus Rashford zhbllokoi takimin në minutën e gjashtë pas një inkursioni nga mesi i fushës, duke barazuar rekordin e Karlos Tevezit me gjashtë gola në këtë kompeticion në sezonin 2008/2009.

Vendasit barazuan sfidën në minutën e 23’ falë golit të Sam Starrixh, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt. De Gea kreu një pritje fantastike ndaj Skarpa (27’), ndërkohë që Veghorst (45’) shënoi golin e dytë për Junajtedin dhe të parin për të me skuadrën e re.

Djemtë e Ten Hag goditën traversën me Kristian Eriksen (54′), ndërkohë që Bruno Fernandes shënoi golin e tretë për ekipin e Ten Hag një minuta përpara fundit, duke e kthyer në formalitet duelin e kthimit në “Old Trafford”.

Ndërkohë, Barcelona iu fal golit të Ousmane Dembele (52’) për të thyer 1-0 Real Sosiedadi dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Skuadra baske luajti me dhjetë lojtarë që prej minutës së 40’ pas daljes me të kuq të Brais Mendez.

LEXO EDHE:

Back to top button