Man. Junajted gjen zëvëndësuesin e Ten Hagut te skuadra gjigante në Seria A
Një e ardhme në Premier Ligë do t’i pëlqejë çdo trajneri. Simone Inzagi nuk bën përjashtim dhe, nëse sezoni përfundon në një mënyrë pozitive për djemtë e tij, ai gjithashtu mund të mendojë të thotë lamtumirë.
Mançester Junajted është një tren shumë i vështirë për t’u refuzuar. “Djajtë e Kuq” nuk besojnë shumë te Erik ten Hag, aq më tepër pas paraqitjes shumë zhgënjyese të ofruar nga trajneri holandez sezonin e kaluar. Në këtë pikë lamtumira e tij në “Old Trafford” duket pothuajse e qartë: do të ketë një revolucion tjetër në Mançester. Dhe trajneri i Interit mund të jetë në qendër të gjithçkaje.
Drejtuesit e lartë të Mançesterit e pëlqejnë shumë Inzaghin dhe ai mund të zërë vendin e Ten Hag. Vullneti i Inzagit dhe pozicioni i fortë i Interit që e kanë vënë nën kontratë edhe për dy vite të tjera do të jenë vendimtare. Opsioni Premier Liga, megjithatë, është mjaft tërheqës. Junajted mbetet në dritare për Simone Inzagin.