Man. Junajted ka gati 3 emra të rinj për merkaton e janarit
Man. Junajted po përgatitet për një tjetër merkato të rëndësishme transferimesh në janar dhe trajneri Ruben Amorim ka identifikuar përparësinë kryesore për rindërtimin e skuadrës së tij. Ndërhyrjet më të mëdha do të prekin mesfushën.
“Djajtë e Kuq” synojnë dy nënshkrime të profilit të lartë dhe Elliot Anderson i Notingam Forest është në krye të listës së tyre të dëshirave. Objektivi tjetër kryesor është Karlos Baleba i Brajtonit. Klubi i rezistoi ofertave të Man. Junajted verën e kaluar për 21-vjeçarin kamerunas. Gjithsesi, “Djajtë e Kuq” mbeten të interesuar, pasi edhe vetë lojtari synon një transferim në “Old Trafford”.
Megjithatë, vlera e Baleba është e lartë, me një çmim prej rreth 100 milionë eurosh. Për këtë arsye, Anderson shihet si një lojtar potencial më i fortë. Këto investime synojnë të zëvendësojnë lojtarë kyç si veterani Kasemiro, kontrata e të cilit po skadon.
Ndërkohë, Junajted po monitoron gjithashtu Konor Gallagerin tek Atletiko Madrid, me qëllim një huazim të mundshëm në janar, gjë që do të ishte e dobishme për lojtarin për të siguruar një vend në ekipin kombëtar përpara Kupës së Botës.







