Man. Junajted kërkon tjetër brazilian për të zëvëndësuar Kasemiron

Mançester Junajted është duke planifikuar një revolucion në verë dhe mes emrave që mund të “sakrifikohet” është edhe Kasemiro, e ardhmja e të cilit mund të jetë në Arabinë Saudite.

Në këto rrethana, Junajted po mendon edhe për emrat që dëshiron të afrojë këtë merkato dhe si zëvendësues të denjë të Kasemiro-s sheh mesfushorin e Vulverheptonit, Zhoao Viktor Gomes da Silva, i njohur thjesht si Zhoao Gomes.

Sipas raportimeve të medieve britanike, 23-vjeçari brazilian mund ta vazhdojë karrierën e tij në “Old Trafford” për të marrë vendin e bashkëkombasit të tij, Kasemiro-s.

LEXO EDHE:

Back to top button