Man. Junajted ofron 2 lojtarë dhe para për Deklan Rajsin?!

Merkatoja e verës për Man. Junajtedi filloi e vakët, me pak objektiva transferimi, por pa ndonjë marrëveshje përfundimtare deri më tani. Prioriteti për “Djajtë e Kuq” mbetet Mejson Maunt, ndonëse Çellsi po ua vështirëson tratativën duke refuzuar 64 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, Junajtedi nuk dëshiron të heqë dorë nga rasti i Deklan Rajs. Mesfushori britanik është një mollë sherri për Arsenalin dhe Man. Sitin, të cilët shihen si favoritët e qartë për nënshkrimin e tij, por sipas “The Telegraph”, Junajtedi po mendon të bëjë një ofertë formale për Uest Hemin, e cila përfshin një shumë parash dhe dy lojtarë.

Në veçanti, Man. Junajtedi është i gatshëm të ofrojë Hari Meguajerin ose Skot MekTominej, apo të dy, në mënyrë që të tundonin Uest Hemin. Megjithatë, ende në këto momente Arsenali dhe Man. Siti janë favoritët për të nënshkruar me Deklan Rajsin.

LEXO EDHE:

Back to top button