Man. Junajted “shkel” Çellsin dhe verifikon Ligën e Kampionëve

‘Djajtë e Kuq’ fituan 4:1 ndaj Chelsea dhe me këtë fitore Junajted siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke lënë Liverpullin që të garojë në Ligën Evropa, sezonin e ardhshëm.

Serinë e golave e nisi Kasemiro. Braziliani shënoi në minutën e 6′ të ndeshjes. Deri në përfundimin e pjesës së parë, ‘Djajtë’ shënuan edhe njëherë. Entoni Martial ishte ai që dyfishoi rezultatin, duke mbyllur 2:0 pjesën e parë. Në minutën e 73′ shënoi Bruno Fernandes, nga penalltia, ndërsa për 4:0 u përkujdes Markus Rashford, anglezi realizoi pas një gabimi nga mbrojtja e ‘Bluve’.

Teksa golin e nderit për Çellsit e shënoi Zhoao Feliks, në minutën e 89′ të ndeshjes. Me këtë fitore Man. Junajted ngjiten në vendin e tretë me 72 pikë, kurse Çellsi mban vendin e 12 me vetëm 43 pikë./

LEXO EDHE:

Back to top button