Man. Junajted zbulon sa para ka harxhuar për shkarkimin e Ten Hagut

Man. Junajtedi thuhet se ka shpenzuar shumë para për të shkarkuar trajnerin Erik ten Hag dhe për të emëruar Ruben Amorim në vend të tij para disa javësh.

Sipas gazetarit Ben Jakobs, “Djajtë e Kuq”, ka shpenzuar gjithsej 21.4 milionë funte apo 25.7 milionë euro për ndryshimet e fundit në menaxhim.

Klubi thuhet se ka paguar 10.4 milionë funte (12.5 milionë euro) për t’u ndarë me Erik ten Hag dhe stafin e tij stërvitor. Pas kësaj, Man. Juanjtedi emëroi Ruben Amorim dhe ekipin e tij, me koston e emërimit të ri në 11 milionë funte (13.2 milionë euro).

“Djajtë e Kuq” i janë nënshtruar një sërë menaxherësh që kur Sir Aleks Ferguson u tërhoq në vitin 2013. Amorim është bërë trajneri i 10-të i tyre në krye të ekipit në 11 vitet e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button