Man. Junajtedi ofron 2 lojtarë dhe të holla për Deklan Rajsin!

Skuadra e Arsenal nuk po e mbyll ende transferimin e mesfushorit Deklan Rajs, duke bërë që në garë të hyjnë edhe skuadra të tjera. Kështu, sipas “Sky Sports”, për mesfushorin 24-vjeçar anglez që luan me Uest Hamin është interesuar edhe ekipi i Man. Junajtedit.

Duke parë pretendimet e mëdha financiare që kërkon Uest Hem, gati 100 milionë euro, ekipi i “Djajve të Kuq” ka vendosur të formulojë një marrëveshje tjetër. Man. Junajted ofron mbrojtësin Hari Megujer dhe mesfushorin Skott MekTominej, në shkëmbim të Rajsit.

Skuadra e Uest Hemit ka kërkuar prej kohësh Meguajerin, andaj dhe Man. Junajtedit është gati ta ofrojë në shkëmbim të Rajsit, duke ofruar edhe para. Duket se ideja për të përfshirë dy lojtarë nuk pëlqehet shumë nga Uest Hemi, që ka nevojë edhe për parà për të lëvizur sërish në merkato.

Kjo marrëveshje që propozon Man. Junajted ka bërë që londinezët të kërkojnë kohë për të vendosur, duke mbajtur pezull bisedimet me Arsenalin për Deklan Rajsit, që do të largohet këtë verë.

LEXO EDHE:

Back to top button