Man. Siti arrin deri te 1 mijë gola nën drejtimin e Guardiolës

Man. Siti ka vazhduar me një tjetër sukses nën urdhërat e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola.

“Qytetarët” kanë realizuar plot 1 mijë gola prej që Guardiola është emëruar shef i shtabit teknik te klubi anglez. Këtë të arritur skuadra e Man. Sitit e regjistroi në fitoren 3:0 kundër Uest Hemit të mërkurën mbrëma në elitën e futbollit anglez.

Pep Guardiola iu bashkua Man. Sitit në verën e vitit 2016, ndërkohë që ka kontratë deri në vitin 2025. Deri më tani, Pep Guardiola e ka drejtuar ekipin e kaltër në 404 ndeshje në të gjitha garat. Më parë, Guardiola ka bërë karrierë edhe te Bajern Munihu dhe Barcelona.

LEXO EDHE:

Back to top button