Man. Siti befason, ofron 70 mln euro për meshfushorin e Uest Hemit

Man. Siti, është futur befasisht në garë për transferimin e mesfushorit brazilian Lukas Pakueta. Mesfushori brazilian mund të largohet nga Uest Hemi, vetëm pas një viti qëndrim në Londër.

‘Çekanët’ shpenzuan 42 milionë euro për transferimin e tij nga Lioni dhe Pakueta ka pasur një sezon mjaft të mirë. 25-vjeçari ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare me fanellën e Uest Hemit duke realizuar pesë gola e duke asistuar në shtatë të tjerë.

Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë brazilianin dhe ka kërkuar transferimin e tij në “Etihad Stadium”. Ka qenë mediumi brazilian ‘Globo Esporte’ që ka dhënë lajmin se Man. Siti ka bërë ofertë prej 70 milionë euro për transferimin e Pakuetas.

Mbetet të shihet nëse Uest Hemi do ta lejoj largimin e një tjetër ylli pas atij të Deklan Rajsit, edhe pse oferta është jashtëzakonisht e lartë

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button