Man. Siti dhe Interi, në garë për talentin kanadez në Belgjikë

Man. Sit dhe Interi pas finales së Ligës së Kampionëve janë në një sfidë për talentin kanadez që luan në Belgjikë. Dy skuadrat finaliste të Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar kanë nisur një garë për të siguruar shërbimet e anësorit kanadez Tajon Buçanan. 24-vjeçari luan në Belgjikë me skuadrën e Brizhit. Ai po bën një paraqitje të mirë (3 gola në 18 ndeshje këtë sezon), duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Ndërsa me kombëtaren e vendit të tij ka realizuar 4 gola në 35 ndeshje.
Bouçanan është drejt fundit të kontratës së tij me ekipin belg, pasi ajo skadon në vitin 2025. Lojtari nuk ka ndërmend ta rinovojë atë, andaj dhe pritet që verën e ardhshme ai të largohet nga Belgjika drejt një kampionati më të fortë.
Man. Siti dhe Interi kanë kohë që kanë hedhur grepat drejt talentit kanadez, me “zikaltërit” që kanë më shumë kohë që bisedojnë me menaxherin e lojtarit. Kostoja e kartonit të Buçananit është rreth 10 milionë euro.