Man. Siti gati të dorëzojë ofertën zyrtare për Reijndersin

Fabrizio Romano ka raportuar se Man. Siti do të paraqesë një ofertë zyrtare për mesfushorin e Milanit, Tijjani Reijnders, në javët në vijim. Siti ka rënë dakord të presë deri në përfundim të sezonit, duke respektuar përqendrimin e Reijnders te Milani, që po lufton për të mbyllur kampionatin me rezultate pozitive.

26-vjeçari holandez është prioriteti kryesor i Man. Sitit për përforcimin e mesfushës, veçanërisht për rolin e mesfushorit ‘box to box’. Ky transferim i mundshëm lidhet edhe me ndryshimet që priten në mesfushën e Sitit, ku Kevin De Bruyne do të largohet pas përfundimit të kontratës së tij.

Reijnders konsiderohet një mesfushor i kompletuar, me aftësi si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese, duke i ofruar Guardiolës fleksibilitet taktik. Milani i ka zgjatur kontratën holandezit deri në qershor 2030 dhe dëshiron ta mbajë atë, pasi ka qenë një lojtar kyç me 15 gola e pesë asistime këtë edicion.

Sapo të përfundojë zyrtarisht sezoni i Milanit, Man. Siti pritet të dorëzojë ofertën e parë zyrtare për Reijnders, duke nisur negociatat për transferimin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button