Man. Siti “heq qafe” të padëshiruarin e Pep Guardiola-s

Pasi luajti për disa nga klubet më të rëndësishme në Europë (Benfika, Valencia, Inter, Juventus, Bajern Munih, Man. Siti dhe Barcelona), Zhoao Kanselo fluturon për në Arabinë Saudite. Mbrojtësi portugez, nga sot është një lojtar i “Al Hilal”.
Kanselo, 30 vjeç, nuk do të rikthehet në Katalonjë, ku luajti vjet i huazuar, por do t’i bashkohet Nejmarit dhe kampionëve të tjerë në ekipin e drejtuar nga Horhe Hesus, dominues absolut në Arabinë Saudite.
Transferimi do të sjellë rreth 30 milionë euro në arkën e Man. Sitit, ndërsa lojtari do të përfitojë rreth 15 milionë për tre sezonet e ardhshme. Portugezi kishte kohë që kishjte përfunduar në listën e të padëshiruarve të “citizens”.
Prej një viti e gjysmë ai ka luajtur i huazuar, fillimisht 6 muaj te Bajern Munihu dhe vjet te Barcelona.