Man. Siti i vendosur që të shes portugezin, “Al Hilal” gati ofertën e madhe

E ardhmja e mbrojtësit portugez Zhoao Kanselo mund të mos jetë më në Barcelonë. Synimi i klubit “blaugrana” është të mbajë lojtarin e huazuar nga Man. Siti, duke respektuar rregullat financiarë, por ka gjasa që “qytetarët” të shohin në një drejtim tjetër.

Skuadra angleze kërkon ta shesë 100% lojtarin, ndaj do të kërkojë që të arkëtojë nga Kanselo, duke refuzuar një huazim tjetër. Në fakt, sauditët e “Al-Hilal” pëlqejnë anësorin dhe një tjetër ofertë e madhe mund të arrijë në verë.

Vlera aktuale e lojtarit është rreth 50 milionë euro dhe prioriteti i klubit të Guardiola mbetet transferimi përfundimtar. Çka do të thotë që qëndrimi te Barcelona është i vështirë sezonin e ardhshëm.

E vetmja formulë në dispozicion të tyre është një huazim dy vjeçar me detyrim blerje. Megjithatë, kjo është një formulë komplekse që mund të mos pranohet nga anglezët, që duan ta shesin që këtë verë lojtarin.

LEXO EDHE:

Back to top button