Man. Siti me kontratë të re për Halandin, Real Madridi në pritje

Man. Siti po planifikon të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës me Erling Haaland. Bisedimet do të nisin në fillimin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që kontrata aktuale e norvegjezit me skuadrën kampione të Anglisë dhe Europës skadon në vitin 2027.
Haaland ka “oreks” për ta zgjatur atë me të paktën një sezon tjetër kontratën aktuale. Kjo do të ndodhë edhe me një rrogë më të majme të 23-vjeçarit, që po shkëlqen me Man. Siti. Ai pritet të marrë një rritje të pagës së tij prej 400,000 stërlina në javë, plus bonuse.
Kjo marrëveshje e re do të ishte një goditje e madhe për Real Madrid, që gjithashtu synon të bëjë për vete lojtarin pas një viti. Real ka shprehur gjithnjë dëshirën për të joshur 23-vjeçarin, që të luajë në “Bernabeu”, për të formuar një dyshe sulmi ëndrrash bashkë me Kilian Mbappe.
Haaland, sezonin e kaluar tronditi futbollin anglez duke shënuar 52 gola në të gjitha garat. Norvegjezi u integrua shpejt në stadiumin “Etihad” dhe u bë një anëtar kyç i skuadrës jashtë fushës, me Pep Guardiola që beson se mund të përmirësohet ende në të