Man. Siti merr lajmin e mirë, Rodri stërvitet rregullisht me skuadrën

Rodrigo Hernandez Kaskante, i njohur nga të gjithë si Rodri, më në fund po sheh dritën në fund të tunelit. Mesfushori spanjoll i Man. Sitit, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju në shtator është gati për t’u rikthyer në fushë.

Në fakt, ai gjithmonë ka shpresuar të rikthehet në fushë për klubin e tij para përfundimit të sezonit 2024/2025. Rikuperimi i tij, raporton shtypi anglez, po ecën mirë dhe fituesi i Topit të Artë është në rrugën e duhur për të rifituar vendin e tij.

“Sky Sports” publikoi një video që tregon spanjollin duke e kaluar të gjithë seancën stërvitore me ritmin e shokëve të tij të ekipit. Natyrisht, 28-vjecari ende nuk është në gjendje të luajë 90 minuta.

Rodri, pas rikthimit në fushë, ka dy objektiva: Të luajë në finale e FA Cup, më 17 maj ndaj Kristall Pallasit dhe të marrë pjesë në botërorin për klube (14 qershor-13 korrik). Ndërkohë që, pritet të luajë edhe në ndeshjet e fundit në kampionat.

LEXO EDHE:

Back to top button