Man. Siti monitoron 3 futbollist, zëvëndësuesit potencial të Rodrit

Te klubi i Mançester Sitit, tashmë po mendojnë si ta zëvendësojnë një “peshë të rëndë” në vlerë absolute si Rodri, duke hetuar profile të ndryshme. Aktualisht janë katër kandidatë kryesorë, sipas “Teamtalk”, nga të cilët dy luajnë në Serie A.
Ata janë Nikolo Barella i Interit dhe Ederson i Atalantës. Së bashku me ta, Man. Siti po monitoron edhe Martin Zubimendin, trurin e Real Sosiedad, dhe 20-vjeçarin Adam Uarton, një talent i ri në rritje i Kristal Pallas. Orët e fundit, Guardiola ka folur për situatën e Rodrit.
“Do të jetë jashtë fushave për disa kohë, po. Ne jemi ende duke pritur vendimin e mjekëve, pikërisht diagnozën përfundimtare të dëmtimit që lojtari ka pësuar. Kur ta dimë, klubi do ta shpallë situatën konkrete dhe masat që do të marrim, ” tha mes tjerash Guardiola.