Man. Siti pa Erling Halandin kundër Arsenalit?

Mançester Siti ka marrë një lajm aspak të mirë. Trajneri i ‘qytetarëe”, Pep Guardiola zbuloi se Haaland mori një goditje në pjesën e parë ndaj Aston Villa dhe u hoq si masë paraprake. Kjo lëvizje vjen në prag të ndeshjes së kampionit në fuqi, Man. Siti me liderin aktual të Premier Ligës, skuadrën e Arsenalit.

“Erling ka një goditje dhe ne do të shohim. Ne do ta vlerësojmë atë në ditët në vijim për të parë se sa e rëndë është. Shpresojmë që ai të jetë gati [për ndeshjen e Arsenalit të mërkurën], por do të shohim”, tha mes tjerash Guardiola.

Kujtojmë që ndeshja Arsenal – Man. Siti do të zhvillohet më 15 shkurt (e mërkurë) në orën 20:30.

LEXO EDHE:

Back to top button