Man. Siti vazhdon me blerjet, siguron mesfushorin e talentuar norvegjez

Man. Siti vazhdon të jetë protagonisti i madh i merkatos së verës. Pasi kanë përfunduar marrëveshjet me Ait-Nouri, Cherki dhe Reijnders, “qytetarët” janë një hap larg blerjes së Sverre Nypan nga Rosenborg.
Man. Siti ka arritur marrëveshje me klubin norvegjez për mesfushorin 19-vjeçar në bazë të 18 milionë eurove. Mungon vetëm marrëveshjet përfundimtare mes klubit anglez dhe vetë Nypan, veçanërisht për sa i përket së ardhmes së afërt të mesfushorit norvegjez.
Man. Siti i ka propozuar një sezon në formë huazimi te ekipi i Xhirona-s, duke ndjekur hapat e Savinjo-s, i cili shpërtheu në Spanjë përpara se të bëhej shtyllë e skuadrës së Pep Guardiolës këtë vit.