Manaj rrezikon të mbetët jashtë sfidave të kombëtares kuqezi në muajin tetor
Sivaspori luajti ndeshjen e radhës më 27 shtator në kampionatin turk, por në fushë nuk ishte sulmuesi shqiptarë Rei Manaj.
Vendasit humbën 1 me 2 përballë Istanbul Bashakshehir. Ishte bërë e ditur që më parë, se sulmuesi vijon ende të jetë i dëmtuar dhe në fazën e rikuperimit.
Ndërkohë nuk ka një datë për rikthimin e tij. Manaj është në luftë me kohën për tu rikthyer dhe për të qenë gati për trajnerin Silvinjo në ndeshjet e muajit tetor që Kombëtarja shqiptare do të luajë me Çekinë dhe Gjeorgjinë në transfertë.