Mançester Junajted kërkon mbrojtësin brazilian te Juventusi

Prej javësh emri që ka qenë më në modë, sidomos në Angli, është ai i Gleison Bremer. Mbrojtësi brazilian është konfirmuar si një nga interpretuesit më të mirë të rolit në Serinë A, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Në orët e fundit shtypi anglez ka folur për një garë të mundshme me pesë drejtime, e përbërë nga Çellsi, Liverpulli, Man. Junajtedi, Njukasëll dhe Totenhami.

“Djajtë e Kuq”, sipas “Calciomercato.it”, kanë intensifikuar kontaktet ditët e fundit për të fituar një pozicion të favorshëm ndaj konkurrentëve të tyre anglezë. Pronësia e re tashmë ka bërë të ditur se nuk ka asnjë problem për të paguar 58 milionë eurot e parashikuara nga klauzola e lirimit në kontratën e ish-lojtarit të Torinos.

Megjithatë, 27 vjeçari nuk është i vetmi lojtar brazilian që ka përfunduar në shënjestrën e Man. Juanjtedit. Për të forcuar mesfushën, Mançester Junajtedi ka vënë në radar edhe Zhoao Gomesh, duke e vlerësuar lojtarin rreth 40 milionë euro. Megjithatë, Vulherheptoni po nis nga një çmim pak më i lartë për ta lënë 23 vjeçarin të largohet. I blerë nga Flamengo për rreth 19 milionë euro, mesfushori ka koleksionuar 3 gola dhe 1 asist në 35 ndeshje me “Ujqërit”.

LEXO EDHE:

Back to top button