Mançester Junajtedi gati të firmos me yllin e Seria A

Bisedimet mes drejtuesve të Man. Junajtedit dhe përfaqësuesve të sulmuesit holandez Xhoshua Zirkzee po përparojnë. “Djajtë e kuq” e kanë bërë të qartë se do të përmbushin klauzolën e lirimit prej 40 milionë eurosh në kontratën e sulmuesit të Bolonjës.

Gjithsesi, bisedimet vijojnë dhe pritet që brenda 10 korrikut palët të arrijnë një marrëveshje për transferimin e 23-vjeçarit në Premier Ligë, sezonin tjetër.

Nga ana tjetër, skuadra angleze është në bisedime edhe me drejtuesit e Paris Sen Zhermenit për mesfushorin Manuel Ugarte. Këtu bisedimet janë disi më pas, pasi Man. Junajted ende nuk ka konfirmuar nëse do të bëjë një ofertë.

Mbrojtësi 23-vjeçar uruguajan është një nga kandidatët e shumtë që skuadra nga Mançesteri është duke vazhguar së fundi, ndaj dhe klubi është ende në pritje. Klubi pret një përgjigje edhe nga anglezi i Everton, Xharad Brentuajt.

LEXO EDHE:

Back to top button