Mançester Siti cakton çmimin për Kevin De Brujnen
Prej 9 vitesh tashmë, “fantazisti” belg, Kevin De Brujne është “gurthemeli” i mesfushës së “qytetarëve” të Man. Sitit, me 32-vjeçarin, i cili mund të konsiderohet lehtësisht si një prej “legjendave” të klubit, për të mos thënë lojtari më i mirë në historinë e kampionëve aktual të Evropës, teksa deri më tani plot 17 trofe me “Blutë” e Mançesterit.
Mirëpo, duket se “aventura” e tij, në “Etihad” po shkon drejt fundit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, kryesisht atyre britanike, “ylli” i mesfushës nuk ka dhënë ende shenja se kërkon të rinovojë kontratën me “Qytetarët” e për këtë arsye këtë të fundit janë të gatshëm të heqin dorë nga “legjenda” e tyre, mirëpo vetëm me një çmim.
Bordi i “gjigantëve” anglezë, nuk pranon më pak se 100 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit, i cili ende mund të japë shumë në fushën e blertë, pa llogaritur këtu, shifër më e madhe se 76 milionë eurot e harxhuara për ta blerë në verën e vitit 2015, nga gjermanët e Volfsburgut.