Mançester Siti e zyrtarizon talentin nga Argjentina

Skuadra e Man. Sitit ka zyrtarizuar futbollistin argjentinas, Klaudio Eçeverri. 19-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.

Ekipi nga Premier Liga e kishte transferuar mesfushorin argjentinas gjatë vitit të kaluar për 18 milionë euro dhe e kishte lënë si huazim te River Plejti.

Por, tani skuadra e Sitit e ka ndërprerë marrëveshjen e huazimit dhe tashmë është në dispozicion të ekipit të Pep Guardiolas. Eçeveri në 48 ndeshje zyrtare, ka shënuar katër gola dhe ka bërë tetë asiste me River Plejtin./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button