Mançester Siti gjen zëvëndësuesin e Gundoganit te Çellsi
Man. Siti është pranë zyrtarizimit të një përforcimi në mesfushë. Kampionët e Anglisë dhe Europës, kanë piketuar Mateo Kovaçiçin si afrimin e duhur. Dhe janë afër arritjes së akordit me Çellsi. 29-vjeçari është pjesë e “Bluve të Londrës” prej verës së vitit 2018, ndërkohë që ka luajtur edhe me Real Madrid, Inter dhe Dinamo Zagreb.
“ESPN” raporton se drejtuesit e “qytetarëve” kanë gjetur gjuhën e përbashkët me agjentët e lojtarit kroat (94 ndeshje dhe 5 gola me kombëtaren).
Pep Guardiola e pëlqen prej kohësh Kovaçiçin, karrakteristikat e të cilit i cilëson ideale për skemat e tij. Por edhe për zëvendësimin e kapitenit Gundogan. I cili është me valixhe gati. Dy klubet angleze po negociojnë prej ditësh për detajet e fundit, teksa në parim është arritur marrëveshja mbi bazën e 40 milionë eurove.
Gjatë aventurës në “Stemford Brixh”, lojtari i lindur në Austri fitoi Ligën e Kampionëve, Liga Europa, Superkupën Europiane dhe Botërorin për Klube.







