Mançester Siti me të gjitha forcat e kërkon brazilianin e Uest Hemit

Mançester Siti u përpoq të transferonte Lukas Paketan nga Uest Ham. Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua pasi braziliani u pezullua pas një afere bastesh sportive.
I lidhur me Uest Hemin deri në qershor 2027, Pakueta, i cili u tha po drejtuesve të “Citizens” po, por nevojitej dhe miratimi i “The Hammers”. Këta të fundit prisnin të paktën 90 milionë euro për të nisur negociatat. Pas propozimit të parë prej 80 milionë eurosh, drejtuesit në “Etihad Stadium” ofruan 101 milionë euro. Por “Hammers” kërkonin më tepër dhe përfundimisht vendosën çmimin e tij në 110 milionë euro.
Pavarësisht kësaj, transferimi ishte në rrugë shumë të mirë. Por gjithçka ndryshoi më 18 gusht, kur doli lajmi për përfshirjen e Paqueta në bastet sportive.
Në mes të një stuhie, Lukas Pakueta u përqendrua në fushë. Këtë sezon, ai është shfaqur sërish një pjesë thelbësore e skuadrës së tij, ku ka luajtur në 34 nga 45 ndeshjet këtë sezon dhe numëron 8 gola dhe 7 asistime. Man. Siti e admiron shumë Lukas Pakueta dhe skuadra e Pep Guardiolës do të nisë edhe një herë ofensivën në verë për brazilianin.