Manchester United pas Varanes

Ylli i Real Madridit spekulohet se mund të zbarkojë në “Old Trafford”.

Manchester United janë në një pozitë të favorshme për të nënshkruar me Raphael Varane në vitin 2021, raporton “Manchester Evening News”.

United kanë një lidhje shumë të mirë me “Base Soccer Agency”, të cilët operojnë edhe si agjentë të Varanes, dhe ky i fundit ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës aktuale me Real Madridin, një ndër arsyet që ka bërë të spekulohet për të ardhmen e francezit.

Varane është ndër opsionet më të mira për United, pasi që është në moshën që do t’i përshtatej “Djajve të Kuq”, dhe shihet si partner shumë i mirë në qendër të mbrojtjes përkrah Harry Maguire.

LEXO EDHE:

Back to top button